Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-s, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli me të cilat diskutoi për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.
Përfaqësuesit e OBSh-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSh-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor kosovar për trajtimin e rasteve me COVID19./kp/