“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete me drejtues meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy prej drejtuesve të automjeve të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi. Rasti nën hetime.
















