26 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

E publikuar: 13/07/2020 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë sot po trajtohen 26 pacientë me Covid-19 pozitivë.

Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar janë të hospitalizuar 56 pacientë: prej tyre, janë 26 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Nga të konfirmuarit si raste pozitive, 10 pacientë janë me oksigjen e një pacient është referuar në Prishtinë.

Në pritje të rezultatit të testit janë 30 pacientë./kp/