
Teatri Kombetar, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Qendra për Drejtësi Tranzicionale- SENSE, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, kanë organizuar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur 8 filma dokumentarë përmes së cilëve është treguar gjenocidi i ndodhur në Srebrenicë 25 vjet më parë.
Tarik Musiq, menaxher i Qendrës Kulturore Informative Boshnjake në Prishtinë, thotë për KosovaPress se kësaj kampanje që nisi në Kroaci e u zgjeruar në të gjitha vendet fqinjë, i janë bashkëngjitur 15 organizata joqeveritare.
Musiq: Shfaqem 8 filma dokumentarë që tregojnë se çka ka ndodhur në Srebrenicë
(Video)
“Është një ekspozitë multimediale që shfaqen 8 filma dokumentarë që tregojnë se çka ka ndodhur në Srebrenicë, xhirime prej Gjykatës së Hagës. Kjo ekspozitë do të zgjatë deri në ora 20:00. Ndërsa në ora 20:00 do të ndezim qira. Këtë organizim është duke e bërë Fondi për të Drejtat Humanitare, dhe Qendra Informative Boshnjake. I jemi bashkuar kampanjës prej Kroacisë, ku rreth 15 organizata joqeveritare që kanë shënuar edhe në shtetet tjera fqinjë”, tha ai për KP.
Musiq thotë se një organizim kaq i madh dhe dinjitoz po ndodh për herë të parë në Kosovë, me ç’rast falnëderoi të gjithë për kontributin e dhënë në shënimin e Ditës së Gjenocidit serb në Srebrenicë.
Musiq: Është hera e parë që një organizimi kaq të madh i bashkëngjitet edhe Kosova
(Video

















