Tahiri: Ky nuk është një buxhet ideal, por i zorit

E publikuar: 10/07/2020 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e sotme plenare për rishikimin e buxhetit, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka thënë se për shkak të situatës emergjente, ky buxhet po vjen pa një procedurë.

Ai e ka pranuar se ky nuk është një buxhet ideal, por që i përgjigjet situatës emergjente.

Derisa ka bërë të ditur se asnjë këshilltar politik dhe asnjë i emëruar politik nuk është rritur dhe nuk dallon nga rregullorja e punës së kryeministrit Kurti.

“Është shumë e vërtetë që ky nuk është një buxhet ideal, është buxhet emergjent, është buxhet i zorit, është buxhet i cili vjen pa një procedurë se si ndodh një rishikim i buxhetit dhe vjen për me iu përgjigj një situate të cilën e dini edhe ju edhe e din të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë jam personi përgjegjës në qeveri që e kanë bërë rregulloren e punës së fushëveprimit të ministrive dhe ju siguroj që asnjë këshilltarë politik dhe asnjë i emëruar politik nuk është rritur dhe nuk dallon nga rregullorja e punës së kryeministrit Kurti, ju siguroj dhe po ashtu ligji për qeverinë është që 1 javë në platformë për konsultim publik, i cili i zvogëlon edhe në bazë të rregullores që ka qenë në qeverinë Kurti edhe të Hotit, të emëruarit politik”, ka thënë Tahiri./kp/