Kryesia e SPAK-ut në mbledhjen e mbajtur me datë 10.07.2020, analizoi situatën aktuale në të cilën është duke kaluar shoqëria jonë me theks te veçantë trajtoi problematikën dhe shqetësimet që janë duke kaluarpunëtorët e Administratës Publike në nivel qendror dhe lokal ne këtë kohë pandemie.
SPAK në bazë të informacioneve qëidisponon nga tereni është e shqetësuar lidhur me trajtimin jo korrekt-adekuat ne raport me punëtorët e administratës pasi qëedhe pse është kërkuar nga institucionet të punohet me staf esencial nuk është duke u respektuar në nivelin qendror e as atëlokal.Mungesa e pajisjeve si dorëza, maska dhe dezinfektues në shumicën e rasteve nuk iu sigurohet nga punëdhënësi. Në bazë të asaj që u cek më lartë SPAK kërkon:
- Kërkojmë nga institucionet qendrore dhe lokale urgjentisht ti respektojnë rekomandimet e IKPSH-së dhe vendimet e MSH-së lidhur me masat për parandalimin e pandemisëCovid 19 në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale dhe kërkojmë që tëpunohet vetëm me staf esencial e të cilëve tu sigurohen pajisjetadekuate mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse.
- Të ndalohet diskriminimi sa ipërket testimeve për Covid 19 pasi që shërbyesit civil nuk trajtohen barabartë në raport me udhëheqësit (stafi politik-drejtues).
- U bëjmë thirrje të gjithë Shërbyesve civil për kujdes të shtuar pasi që shëndeti është prioritet mbi të gjitha
- Paralajmërojmë organet drejtuese si në nivelin qendror dhe lokal në rast se nuk i respektojnë rekomandimet e lartshënuara në raport me shërbyesit civil nuk përjashtohetmundësia ne si SPAK te reagojmë me veprime sindikale
Të dashur shërbyes civil të bashkuar do ia dalim mbanë edhe kësaj radhe, andaj ju ftojmë që secili aty ku është tëkontribuoj që ta mundim këtë të keqe të përgjithshme, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.

















