Zyrat e Kadastrës në Prishtinë nuk do të punojnë për dy ditë për shkak të testit për COVID-19

E publikuar: 08/07/2020 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Komuna e Prishtinës përmes në njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme nuk do të punojnë zyrat e Drejtorisë së Kadastrës për shkak të testimit të stafit për koronavirus.

Në njoftim thuhet të enjten dhe të premten do të punojnë vetëm sportelet që do t’i pranojnë kërkesat e qytetarëve.