Rekord në Kosovë: Sot 195 raste të reja, të shëruar 44

E publikuar: 07/07/2020 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe 195 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ndërkohë numri i të shëruarve është 44. Në Prishtinë janë plot 102 raste.

Numri prej 195 rasteve është rekord sa i takon rasteve të reja brenda një dite në vend. Gati çdo i dyti i testuar ka dalë pozitiv të hënën. Janë bërë 429 teste.

Pas Prishtinës më së shumti raste ka pasur në Ferizaj, gjithsej 17. Në Fushë Kosovë janë 11 raste, në Gjakovë dhjetë. Raste ka pasur edhe në Gjilan (8), Prizren (7), Deçan (6), Mitrovicë (5), Drenas (4), Skënderaj (4), Lipjan (4), Obiliq (3), Rahovec (3), Pejë (2), Vushtrri (2), Shtime (2). Nga një rast është në Graçanicë, Kaçanik, Podujevë e Suharekë.

Me 44 të shëruarit të hënën, numri i të shëruarve ka arritur në 1946. Raste aktive janë 1678.

Në Kosovë deri më tani të infektuar me COVID-19 janë 3703 persona. Janë testuar 25.674 persona. Kanë vdekur 79 persona, që sipas IKSHPK-së, kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.