Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka uruar bashkëshorten e tij me rastin e datëlindjes.
Ai ka postuar një foto të përbashkët në Facebook, krahas shkrimit në të cilin uron bashkëshorten e tij, duke thënë se ajo i kujton rëndësinë e dashurisë dhe përgjegjësisë për familjen.
“Me Violetën jemi njohur në ditët e para të lirisë. Një bekim i madh për mua, që ma kujton rëndësinë e dashurisë dhe përgjegjësisë për familjen. Urime ditëlindjen, e dashur”, shkruan Veseli.