Sërish ka pasur numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Një ditë pas shifrës rekorde prej 178 rastesh, të dielën janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 324 mostrave të marra nga Klinika Infektive.
Prishtina vazhdon t’iu prijë komunave me raste të reja. Të dielën janë regjistruar 57 raste të reja në kryeqytet, që pasohet nga komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.
Të dielën janë shëruar 28 pacientë duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 1902, nga 3508 sa kanë rezultuar pozitivë. Raste aktive janë 1531.
Në Kosovë, deri tash kanë vdekur 75 persona, si pasojë e koronavirusit, me nëntë të regjistruar vetëm të dielën.