Qeveria e Kosovës do të lejojë testimet për COVID-19 edhe jashtë Prishtinës

E publikuar: 05/07/2020 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot në konferencë para mediave, ka thënë se pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus, qeveria do të punojë që të ketë kapacitete të reja testuese edhe nëpër regjione.

“Do të punojmë që të krijojmë kapacitet të reja testuese nëpër regjione”, potencoi tutje Hoti.

Si pasojë e numrit të madh të infektimeve edhe Klinika Infektive në QKUK u stërngarkua, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në realizimin e punës të ekipeve mjekësore.

Ndërkaq, sot gjatë ditës nga koronavirusi kanë vdekur 5 pacientë, duke shkuar numri total i të vdekurve në 71./