Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është larguar nga Klinika Infektive e QKUK-së. Ai nuk është deklaruar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur atje, raporton Express
“Më vonë”, ka thënë Zemaj derisa është pyetur nga gazetarët se si i komenton ngjarjet e fundit në QKUK, ku si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 12 persona.
Zemaj ka shkuar në Infektivë bashkë me drejtorin e IKSHPK;së, Naser Ramadanin.
Në QKUK brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 pacientë të infektuar me virusin COVID-19.
Ndërkohë, forca të shtuara të policisë janë parë që nga mëngjesi i sotëm në hapësirat e QKUK’së.
Atje kanë shkuar edhe prokurori e hetuesia./GazetaExpress/