Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, ka thënë se në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, mes shumë çështjeve të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndër-shtetëror ai ka shtruar edhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit në nivel të autoriteteve të qeverisjes lokale.
“Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në nëntor do të mbahet Kongresi i parë ndërmjet kryetarëve të komunave (K3) Kosovë-Shqipëri
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, mes shumë çështjeve të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndër-shtetëror, shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit në nivel të autoriteteve të qeverisjes lokale.
Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.
Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik.
Dimension i veçantë, i këtij bashkëpunimi është që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në të ardhmen, kjo iniciativë synon të kthehet në model të bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit në mes qytetarëve e qyteteve panshqiptare.