Gani Koci, zëvendësministri i dikurshëm nga PDK-ja i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.
“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, kishte shkruar Koci të premten në mëngjes në Facebook, transmeton KOHA.Këtij postimi ai ia kishte bashkëngjitur fotografitë e publicistit Veton Surroi; kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani; ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, historianit Jusuf Buxhovi, ish-deputetes Drita Millaku, ish-zëvendësministrit Haki Abazi, aktivistit Rron Gjinovci, deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavcit, gazetares Jeta Xharra, deputetes Fitore Pacolli dhe Ilir Dedës.
Megjithkëtë, statusi i tij ishte shlyer disa orë më vonë.
“Jurishnikët udbashë e VV-istë ma fshin statusin që kisha bër për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë! Ato duhet, jo me i dezinfektu por me i mbyllë me beton! Shumë po kundermojnë!”, ka shkruar ai më pas.
/koha.net/