Mbledhjet mes dy qeverive shqiptare pritet të rikthehen. Muaji shtator është vënë si afat i ri për takim në Shkodër mes dy ekzekutiveve shqiptare.
Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për medie ndërmjet kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij, Avdullah Hoti.
I pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se në takimin me kryeministrit kosovar janë dakorduar për realizim të marrëveshjeve që kanë mbetur pezull.
Rama: Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës
“Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive. Me shpresën që situata jo e lehtë në lidhje me Covid-19 të na lehtësojë më gjysmën e shtatorit. Ashtu dhe jemi dakorduar edhe për një event të parë mesnesh, në Tiranë në nëntor dëshirojmë që dy qeveritë të sponsorizojmë kongresin e parë të autoriteteve vendore që dëshirojmë të kthehet në një kongresë tradicional që bashkitë apo komunat të ndajnë sfidat dhe praktikat e përbashkëta.Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, që në zbatim është jo e plotë”, tha ai.
Derisa ritheksoi qëndrimin e tij pro një shengeni rajonal.
Rama: Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim
“Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim ku shqiptarët këndej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre si strategji”, tha ai. /E.Zeqiri