Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
“Biseduam për prioritetet e ministrisë̈ dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19”.
“Ambasadorin Braathu e njoftova për masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi dhe që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm publik”, ka shkruar Veliu në Facebook.