Komuna e Prishtinës aktualisht ka 540 raste aktive me koronavirus me 36 rastet e reja që u regjistruan sot.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi i cili theksoi se sot janë shëruar edhe 4 persona të tjerë.
“Kemi 4 të shëruar sot, numri total është 162, Numri i rasteve aktive në kryeqytet me rastet e ditës së sotme ka shkuar në 540 prej 705 rasteve në tota. Kemi një numër mjaft të madh të rasteve aktive të shtrirë në gjithë territorin e komunës sonë”, ka deklaruar Gashi në RTV Dukagjini.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 113 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre 36 raste vijnë nga Komuna e Prishtinës./GS/

















