Zëvendësministri Yildiray Bayram ka pritur në takim delegacionin turk

E publikuar: 01/07/2020 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram priti në takim atashet policore nga ambasada e Republikës së Turqisë, z. Sedat Sarkiaya si dhe kolonel z. Sinasi Guclu, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në këtë takim u diskutua për projektet që priten të realizohen në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Turqisë në fushën e sigurisë.

Z. Bayram falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që shteti i Turqisë ka bërë për Kosovën në vazhdimësi, e në veçanti në sferën e sigurisë.