Pezullohet puna në dy qendra të Ministrisë së Punëve të Brendshme – dy zyrtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19

E publikuar: 01/07/2020 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy zyrtarë të këtyre qendrave.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme.

Aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve, thuhet në këtë njoftim.