Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti shprehet mirënjohës ndaj Qeverisë Gjermane për angazhimin e kësaj të fundit në zgjerimin e BE-së.
Ky është postimi i tij i plotë:
Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!
I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE