Dyshja Geti dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e radhës, sjellin këngën me titullin ‘Je t’aime’.
Edhe kjo këngë vjen me ritme shumë verore, për muzikën e të cilës është përkujdesur Alandy, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë reperët.
Këngën e kanë publikuar me videoklip në Youtube ndërsa e kanë titulluar ‘Zhytem’.
Kënga e fundit në të cilën dyshja kanë bashkëpunuar është hiti i verës së kaluar, Malena.