Cakaj kthehet në zyrat e Vetëvendosjes, shoqëron Ramën në takim me Kurtin

E publikuar: 29/06/2020 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po mban takim me liderin e LVV’së, Albin Kurtin.

Në takim me Kurtin e Ramën është edhe Gent Cakaj, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Cakaj kishte qenë për një kohë anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa largimi i tij nga ky subjekt kishte qenë temë debati në vend.