Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se është e rrezikshme për vendin vënia e dialogut me Serbinë ne kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale. Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se dialogu dhe Gjykata Speciale duhet të jenë të pavarura nga njëra-tjetra.
Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë.
Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.
Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit.
Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar.
Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim! IM