Hoti falënderon eurodeputetët për letrën dërguar Merkelit ku kërkojnë liberalizimin e vizave për kosovarët

E publikuar: 27/06/2020 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën drejuar kancelares Merkel, përmes së cilës kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020.