Aeroportit Ndërkombëtare “Adem Jashari” do të fillojë fluturimet e rregullta nga data 28 qershor.
Kështu ka bërë të ditur, Aeroporti i Prishtinës përmes një njoftimi për medie.
“Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com. Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Areportit ka marrë masa të sigurisë për parandalimin e përhapjes së korona virusit, ku mes tjerash udhëtaret nuk kanë të drejtë të shoqërohen nga persona të tjerë në Aeroport.



















