Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

E publikuar: 26/06/2020 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Përmes profilit të tij në instagram, presidenti Thaçi kështë shprehur shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në profilin e tij në FCB.