Tërmet në orët e hershme të mëngjesit në Greqi, lëkundet edhe Shqipëria

E publikuar: 26/06/2020 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Sarandë.

Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës Richter e ka pasur epiqendrën në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, pasi thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra në veriperëndim të Janinës, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /GS/