Milazim Krasniqi
Kosova po mbahet në mënyrë të programuar në izolim. Tash kanë filluar edhe ta ndëshkojnë në mënyrë të programuar.
Prandaj, Kosova duhet të dalë nga letargjia dhe të gjejë mënyra si të mbrohet. Kësaj here edhe nga ata që shtiren si miq të saj.
Si mund të mbrohet?
E para, duhet të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse.
Detyrat e saj taksative dhe të afatizuara do të duhej të ishin:
1. ndryshimi i Kushtetutës, duke ia hequr frymën ahtisariane dhe duke e plotësuar me përmbajtje kombëtare,
2. ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke përshtatur një sistem të kombinuar mazhoritar/proporcional, që eliminon bllokimin nga pakica,
3. rithemelimi i Gjykatës Speciale me terma të tjerë, që i japin përparësi gjykimit të krimeve të gjenocidit serb.
4. Rishikimi i statusit të komunave rurale me shumicë serbe. Përtej izolimit dhe poshtërimit të deritashëm, nuk ka ku shkohet. Meqë lufta e armatosur nuk është opcion për askend, ka hapësirë për veprim energjik politik.

















