Duda Balje mbron UÇK-në: Jam dhe do të mbetem në rrugën e çlirimtarëve

E publikuar: 25/06/2020 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka mbrojtur luftën e shenjtë të ushtrisë çlirimtarë të Kosovës.

“Shteti i Kosovës meriton barazi”, ka thënë ajo përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Përjetësisht edhe unë si boshnjake jam dhe do të mbetem në rrugën e çlirimtarëve të shtetit të Kosovës! Shteti ynë, rinia dhe i gjithë populli meritojnë liri, barazi dhe jetë të lumtur”, ka shkruar ajo.