Serwer: Prokurori i emëruar nga Trump, nuk ka shans të mos e dijë për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

E publikuar: 25/06/2020 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas publikimit të akuzave ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, kanë shpërthyer reagime të shumta të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Kjo edhe për faktin se kjo dosje u publikua vetëm 3 ditë para se Thaçin të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë.

Por analisti Daniel Serwer i thotë Richard Grenell, se nuk ka asnjë shans që prokurori të mos kishte “lejen tënde” për shkak se ai është i caktuar nga Trump./FrontOnline/