Ky është shteti që mund të përballet me valën e dytë të COVID-19

E publikuar: 25/06/2020 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin, Christian Drosten ka paralajmëruar se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë COVID-19.

Ai ka theksuar se vala e dytë e virusit vdekjeprurës mund të shmanget nese masat merren në kohën e duhur.

“Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç kemi tani për sa i përket veprimtarisë epidemike. Në dy muaj, unë mendoj se do të kemi një problem nëse nuk i ndizni përsëri të gjithë sensorët e alarmit”,- tha Drosten.

Mjeku i bën thirrje qytetarëve që të mbështesin autoritetet shëndetësore dhe të vazhdojë t’i përmbahen udhëzimeve për distancimin fizik.