Ambasada amerikane në Kosovë ka dhënë një njoftim për shtetasit e saj pas hapjes së kufijve tokësor.
Ambasada e ShBA’së përmes Twitterit ka njoftuar qytetarët amerikanë që pavarësisht lehtësimit të hapjes së kufijve, hyrja në njërin kufi nuk do të thotë se mund të largohen përmes të njëjtit.
“Përkujtim për qytetarët e ShBA-së: Pavarësisht lehtësimit të kufijve tokësorë të Kosovës, udhëtimi rajonal mbetet i vështirë. Fakti se ekziston mundësia për të hyrë në Kosovë nuk nënkupton se ju mund të largoheni përmes të njëjtit kufi tokësor. Kontrolloni te ambasadat përkatëse ditën e udhëtimit, rregullat mund të ndryshojnë shpejt”, shkruan ambasada amerikane.
Kujtojmë që qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim që nga 28 qershori të hapet edhe transporti ajror./Front Online/