Osmani nuk tregon a do të vazhdojë të jetë anëtare e LDK-së

E publikuar: 22/06/2020 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në LDK, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e LDK-së.

E pyetur për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në Facebook.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, u shpreh kryeparlamentarja pas vizitës që bëri në Obiliq./Gazeta Sinjali/