Vjosa Osmani është shkarkuar nga poztat drejtuese të LDK-së.
Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Strukturat e LDK-së kanë votuar përmes formës elektronike që, Vjosa Osmani e cila është kryeparlamentare tash më nuk do të jetë në pozita drejtuese të LDK-së.
Vjosa Osmani ka pasur diferenca të mëdha me LDK-së që nga viti 2014. Ajo nuk e ka votuar as Qeverinë Mustafa dhe as Qeverinë Hoti.