NË SHTËPINË E ERMAL MAMAQIT: E PAPRITURA NDODH KUR MAMI NUK ËSHTË ATY

E publikuar: 20/06/2020 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur Amarda Toska të kthehet në shtëpi nuk do të jetë aspak e lumtur.

Kjo për faktin, se ajo i kërkoi bashkëshortit të saj Ermal Mamaqit, të kujdeset për djalin, Joelin.

Pa keqkuptuar situatën, djali është i sigurt dhe i shëndetshëm në shtëpi – por nuk mund të themi të njëjtën për stilin e tij të ri të flokëve.

Ai kishte hyrë në banjë dhe kishte gjetur briskun elektrik të rrojës (që supozojmë i takon babait), dhe kishte rruar një pjesë të flokëve të tij.

Ishte Ermali, ai që e gjeti në banjë dhe e xhiroi të gjithën. I habitur, i thotë djalit se tani duhet të të rruajmë ‘qel’, gjë të cilën duket se djali i tij nuk e kupton.

Gjithsesi, situata u trajtua me humor siç shihet në videon që ai e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

Të paktën familja do të kenë një histori qesharake për të treguar në ndejat me shoqërinë…por atëherë kur flokët e Joelit të jenë rritur dhe mami ta ketë harruar. /Insajderi.com