Altuna Sejdiu e njohur si Tuna ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor. Por ajo vazhdon të qëndrojë aktive me postimet e saj.
Një të tillë Tuna e ka bërë mbrëmë në orët e vona, teksa dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive me flokë të gjata bionde e buzë të kuqe.
“Kam nevojë për një prerje të flokëve”, ka shkruar Tuna duke bërë me dije se do të ndryshoj “look-un”.
Tuna është e martuar dhe nënë e një djali të cilit ia kushton kohën më të madhe.