Shkruan: Emrush T. Shkodra
infosot.com
Në një simpozium ndërkombëtar që po mbahej në Japoni në vitin 1991 shkencëtari dhe profesori universitar shqiptar Prof.Dr.Rifat Gjota po shpaloste punën e tij disavjeçare mbi zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.
Japanët, amerikanët, francezet, kinezët, rusët, gjermanët, zviceranët, indianët, e shumë të pranishëm aty, ishin mbet të mahnitur dhe gojëhapur gjatë prezantimit sa bënte Profesor Gjota.
Hiqnin syzat nga sytë, i vnonin sërish duke u munduar të shihnin më mirë projektin, dhe mos po i gjenin ndonjë gabim për t’ju kundërvënë!
Pasi nuk arritën të shohin asgjë profesionalisht të gabueshme, dhe gjithçka ishte një zbulim perfekt, drejtuesit e simpoziumit i drejtohen Profesor Gjotës:
“Profesor Gjota, çfarë të bëjmë në me tërë ketë makineri, industri, e investime bilionëshe që i kemi bërë deri më tani në sistemin energjetik”?
Profa i shikoj po thuajse një nganjë, dhe u ngrit në këmbë dhe ju dha një përgjigje epike!
“Ju tha e keni paqësorin (oqeanin) shumë afër, ju mund ti hidhni të gjitha një nganjë aty, sepse sistemet e reja s’ka gjë që i ndal”.
Prandaj për gjithçka edhe sot duhet të vlen ky parim, nëse diçka nuk ka shkuar ose nuk shkon si duhet, atëherë duhet me kërkua një qoshe të paqësorit”.
E ardhmja do ti takojë rinisë, dhe inovacioneve teknologjike!
____
ESH