Cristiano Ronaldo ishte fitues në 11 finale radhazi dhe klubin dhe kombëtaren nga gushti i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2019.
Kupa e Italisë mund të mos ketë qenë synimi kryesor i Ronaldos, por gjithsesi disfata e ka lënduar, transmeton Gazeta Express.
U pa qartë se Ronaldo ishte i tërbuar për faktin se nuk e pati mundësinë as të gjuajë nga pika e bardhë bile gjatë penalltive në humbjen e Juventusit 4:2 ndaj Napolit në finale e së mërkurës në Stadiumin Olimpik të Romës.
Kjo për shkak se Paulo Dybala dhe Danilo i kishin humbur penalltitë në fillim dhe Ronaldos s’i erdhi rendi asnjëherë.