Rama: ‘Kokat’ e korrupsionit gjyqtarët, jo politikanët! I kanë dhënë licencë krimit!

E publikuar: 18/06/2020 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kokat” e korrupsionit nuk janë politikanët, për kryeministrin Edi Rama, por gjyqtarët, që sipas tij i kanë dhënë licencë krimit. Kjo është drejtësia e re, tha Rama, teksa theksoi se është i vetëdijshëm që ky sistem ende nuk është pastruar rrënjësisht.

Rama: Unë nuk jam as prokuror, as gjykatës dhe nuk kam as mandat as për të arrestuar dhe as për të hetuar. Për shumë njerëz që ngatërrojnë sistemin ku jetojmë me vitin 1945. Një parti politike nuk arreston, një qeveri nuk arreston njerëz dhe lavdi Zoti që nuk e kam fare në dorë këtë punë sepse për më tepër një sistem ku arrestimi i politikanëve bëhet nga politikanët nuk ka lidhje fare.

Ajo që kemi detyrë është ajo që kam bërë unë dhe partia që qeverisë dhe që nuk e ka menduar e jo më të guxojë ta bëjë para nesh, reformimi i drejtësinë, që ka sjellë goditjen e kastës më të korruptuar, që janë elita e korruptuar e gjyqësorit , jo politikanët që kanë bërë pazar 30 vjet me të drejtat e dynjasë, që i ka dhënë licencë krimit të bëjë çfarë të dojë. Goditja e kësaj kaste po ndodh përditë fale Vettingut, unë do doja që të ndodhte më shpejt, por procesi i negocimi është një maratonë dhe procesi i formimit të shtetit. Nuk kemi pasur gjykata me pavarësinë dhe profesionalizmit, është një traditë e të së prapthi. Procesi është i ndërlikuar ka probleme, ka akoma gjykatës që janë jo për të veshur togën e gjykatësit, por për të veshur pizhamet e burgut, por janë aty dhe vijojnë të japin vendime skandaloze. Europa na do shumë, po nuk na fut brenda nëse nuk krijon bindje se jemi si ata./tch/