Gjermani, 657 raste të reja me COVID-19 në kompanitë e përpunimit të mishit

E publikuar: 17/06/2020 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kompani gjermane për përpunimin e mishit raportoi sot se, që nga fillimi i kësaj jave, 657 punëtorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Nga 938 testet e kryera për punëtorët në kompani, që i përket grupit “Toennies” në shtetin e North Rhine-Westphalia, 657 rezultuan pozitiv;, deklaruan zyrtarët e kompanisë.

Brazili shënon rekord të zi: Afër 35 mijë të prekur për 24 orë
Në të gjithë Gjermaninë, janë njoftuar disa vatra shpërthimi të koronavirusit nëpër kompanitë e përpunimit të mishit.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime në lidhje me kushtet e punës dhe jetesën e punëtorëve të industrisë së mishit, shumë prej të cilëve janë punëtorë të përkohshëm nga Europa Lindore./FrontOnline/