Prishtina afër të bëhet komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë

E publikuar: 17/06/2020 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në Kosovë u shënuan gjithsej 141 raste të reja me koronavirus, ku komuna më e prekur ishte Prishtina me 42 raste.

Pas Prishtinë, komuna me më së shumti të infektuar është Vushtrrinë me 30 raste pozitive.

Megjithatë më e prekura në Kosovë mbetet Vushtrria me gjithsej 263 raste, ndërsa Prishtina me 261.

Nga këto dy komuna kanë vdekur katër persona nga koronavirusi.

Mbrëmë është shënuar shifra më e lartë që kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus më 13 mars./GS/