Ka shumë arsye të mira që fansat të magjepsen nga Beyoncé dhe Jay-Z. Jo vetëm që janë superstarë muzikorë, por janë edhe influencues, kanë një familje të bukur, dhe ata kanë tejkaluar problemet e lidhjeve që do të fundosnin shumicën e martesave.
Por një arsye tjetër për interesin e vazhdueshëm për detajet e jetës së tyre së bashku është se çifti punon shumë për të mbajtur jetën e tyre private jashtë syrit të publikut. Kjo u ka shërbyer atyre që nga fillimi, dhe ajo ishte tashmë e vendosur që ditën kur u martuan, njofton Insajderi.
Më 4 Prill 2008, Jay-Z dhe Beyoncé u martuan në një ceremoni shumë private. Vetëm 40 të ftuar morrrën pjesë dhe ceremonia u mbajt në shtëpinë e Jay-Z në New York.
Nëse kjo tingëllon sikur vendi ishte e mbushur me njerëz, në të vërtetë nuk do të ishte. Shtëpia kishte 13,500 metra katrorë, shumë hapësirë për çiftin e lumtur dhe listën e tyre të vogël të miqve.
Për shkak se ishte shumë privatë, nuk dihen shumë detaje të ditës. Tina Knowles, nëna e Beyoncé, me sa duket e dizajnoi fustanin e bardhë. Dasma thuhet se ishte e mbushur me shumë dashuri, ca lot, 70,000 orkide të bardha dhe pa telefona.
Për të ruajtur privatësinë e tyre, Beyoncé dhe Jay-Z u kërkuan të gjithë të ftuarve të tyre të linin celularët e tyre në shtëpi. Ata ishin të vendosur për këtë kërkesë. Asnjë telefon nuk u lejua.
Burimi: Buzzfeed.com