Pamje të rënda, aksident trafiku në magjistralen Prishinë-Podujevë 8 persona të lënduar

E publikuar: 17/06/2020 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto ilustrim

Sot rreth orës 08:00, ka ndodhur një aksident i rendë trafiku në fshatin Vranidoll, ku kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rastin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”