Volkswageni është duke rritur aksionet e tij në QuantumScape dhe gjithashtu ka bërë një investim ekstra deri në 200 milionë dollarë në gjigantin amerikan, e specializuar në bateri.
“Qëllimi është që të nxisim zhvillimin e përbashkët të teknologjisë së baterive në gjendje të ngurtë. Në të ardhmen, bateritë me gjendje të ngurtë pritet të rrisin ndjeshëm gamën dhe të shkurtojnë kohën e karikimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë gjermane, transmeton KOHA.
“Jemi duke e bërë një progres teknologjik me partnerin tonë QuantumScape. Ky investim shtesë do të forcojë dhe përshpejtojë punën tonë të zhvillimit të përbashkët”, ka thënë Thomas Schmall, kryetar i Bordit të Menaxhimit të Komponentëve të Grupit Volkswagen, i cili ka përgjegjësi për bateritë.
Për bateritë e ngurta këto dy kompani bashkëpunojnë që nga viti 2018, derisa në nivelet e tjera bashkëpunojnë që nga viti 2012./Koha.net/