Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e çlirimit të komunës së Malishevës, nëpërmjet një statusi në Facebook.
Limaj e ka cilësuar këtë ditë si të veçantë për qytetarët e Malishevës të cilët festojnë 21 vjet liri. Ai nuk la pa përmendur edhe flijimin e dëshmorëve.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të gjithë bashkëvendësve të mi të komunës së Malishevës ua uroj 16 qershorin- Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë me krenari më meritorët për çlirimin e Malishevës dhe Kosovës, dëshmorët e kombit!
Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.
Urime Dita e Çlirimit, Malishevë!