Rita ka gjetur një mënyrë unike për ta nderuar gruan “magjepsëse, elegante” që ishte.
Duke veshur një fustan të ndritshëm portokalli, me lule, ylli festoi jetën e gjyshes së saj në një mënyrë thellësisht personale.
Fustani ekstravagant, kishte një të çarë anësore që i jepte mundësinë Ritës të zbulonte këmbën, ndërsa flokët i lidhi topuz dhe pamjen e shoqëroi me vathë gold (të artë), transmeton Gazeta Express.
“Më duhej të vishja një fustan për gjyshen time!”- shkroi ajo, “Unë të dua Nani! Faleminderit @delavali_official dhe @janasascha që më vunë një buzëqeshje në fytyrë sot.
“Le ta festojmë jetën e saj. Ajo ishte e mrekullueshme.”
Postimet e Rita, Elena dhe Vera zbulojnë se ajo ka qenë një grua tepër elegante.
Një tjetër snap i ndarë nga Rita tregon nënën e saj Vera, së bashku me gjyshen dhe gjyshin e saj.
“U prehsh në paqe pranë gjyshit dhe unë e di që do të na mbrosh dhe do të na udhëheqësh. Mundohu të mos bësh aheng shumë atje lart në parajsë. Do të emocionohem!”
“Unë të dua nan. Xx.”
Vera, ndërkohë, postoi foton me një tufë lulesh që do t’i jepte për humbjen e saj, duke shkruar: “Në kujtim të nënës sime #c Celebratinglife #prayer #restinpeace.”
Elena tha se gjyshja e saj “i bëri të gjithë të ndihen si personi më i veçantë në botë”.