Deputeti i Nismës Social Demokrate Endrit Shala i ka uruar dy kadetët kosovarë të cilët diplomuan sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne, ju, Kosova, të gjithë do të jemi më të sigurt me Arlenën e Yllin, me këta kadetë që u trajnuan nga forcat e shtetit mik, nga forcat ushtarake të ShBA-së”, ka shkruar Shala. Ai ka falendëruar Arlenën dhe Yllin për krenarinë që kanë dhënë sot dhe njëkohësisht edhe Amerikën për mbështetjen që na jep çdo ditë.
Poshtë gjeni postimin e plotë të Endrit Shalës që ka shkruar në Facebook:
Kosovës po i vijnë ditë të mira.
U emocionova pa masë derisa po ndiqja live ceremoninë e diplomimit të Arlena Shalës dhe Ylli Dalladakut, para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Arlena e Ylli shënuan sot historinë duke u bërë kosovarët e parë që diplomuan në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara.
Të dy ata tashmē janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ne, ju, Kosova, të gjithë do të jemi më të sigurt me Arlenën e Yllin, me këta kadetë që u trajnuan nga forcat e shtetit mik, nga forcat ushtarake të ShBA-së.
Falemindetit Arlena e Yll për krenarinë që na dhatë sot, faleminderit Amerikë për mbështetjen që na jep çdo ditë. U jemi përjetë mirënjohës.