Sot është dita kur do të do të diplomojnë kadetët e parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, transmeton Zeri.info
“Sot në ora 16:00 është ceremonia e diplomimit të kadetëve në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point. Për herë të parë, dy kadetë nga Kosova diplomojnë në këtë institucion të respektuar”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka shkruar tutje se dy kadetët e FSK-së, Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, gjatë periudhës katër vjeçare kanë treguar sukses të lartë dhe për këtë u shpërblyen vazhdimisht. “Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjesëtarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo.
Për Çitakun, Arelena dhe Ylli janë heronj të Republikës sonë dhe sipas saj, janë dëshmia më e mirë se më punë dhe ndershmëri nuk ka ëndërr që nuk realizohet. Ndërkohë, ka treguar se ceremonia e diplomimit mund të ndiqet edhe online.