Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ku një person është lënduar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklisti, teksa ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Infosot.
Drejtoria e Policisë së Kosovës ka konfirmuar lajmin.
“Rasti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklsti, me ç’rast ky i fundit ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK”, kanë thënë nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.