Maturantët e Durrësit protestojnë, bllokojnë rrugën para Ministrisë

E publikuar: 13/06/2020 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maturantët kanë vazhduar protestën edhe sot para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Nxënësit ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Por ndërkohë drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë dje për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.